Akuzat ndaj Ronaldos për përdhunim, më në fund Juventusi thyen heshtjen

Juventus ka thyer heshtjen pas akuzave për përdhunim kundër Cristiano Ronaldos, duke insistuar se këto ngjarje “nuk ndryshojnë opinionin” për lojtarin.

Fituesi i “Topit të Artë” ka qenë pjesë e një hetimi në Las Vegas që daton nga viti 2009 dhe avokatët e tij kanë mbajtur një konferencë për shtyp sonte.

Cristiano Ronaldo ka treguar muajve të fundit profesionalizmin dhe dedikimin e tij, për të cilin Juventus është i kënaqur. Ngjarjet që e ngarkojnë atë me akuza para 10 viteve nuk e ndryshojnë këtë opinion, pasi kemi një kampion të madh”, shkruan klubi juventin.