Cutrone ishte sot heroi i Milanit: Po mësoj nga Higuain

Sulmuesi i Milanit, Patrik Cutrone, ka zbuluar se ai ende nuk është i sigurt për një vend në formacionin titullar, pavarësisht se ka bërë një paraqitje fantastike për kuqezinjtë kundër Olympiakos në Europa League.

Pas fitores së tyre 1-0 ndaj Dudelanzh në ndeshjen e parë të Ligës së Europës, Milani priti Olympiakosin në “San Siro”.

Tre gola në hapësirën e dhjetë minutave i ndihmuan kuqezinjtë të fitojnë 3-1 kundër skuadrës greke.

Dy nga tre golat u shënuan nga Cutrone dhe pas ndeshjes, ai tha për “SkySports”: “Vendi në formacion? Dua të luaj, këtë gjë e kam thënë shpeshherë. Është zgjedhje e trajnerit, unë vetëm mund të mësoj vetëm nga Higuain. Mësoj diçka prej tij në stërvitje, do të jem gjithmonë i gatshëm nëse Milani më kërkon. Gjithmonë kam pasur këtë uri dhe do të vazhdoj ta kem atë, sot duhej të fitonim, ishim në shtëpi, për fat të mirë ia dolëm ta përmbysim”.

Fitorja kundër Olimpiakos ishte shumë e rëndësishme për Milanin, që tani pret Kievon të dielën në kampionatin italian.