VIDEO-LAJM/ Kërcet pistoleta në ish-bllok! Vritet një person

Qytetarët e Tiranës janë tronditur mbrëmjen e sotme, për shkak të të shtënave me armë në një lokal në ish-Bllok, ku një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka bastisur lokalin ku u zhvillua ngjarja dhe kanë bërë disa arrestime.

Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur edhe ambulanca. Ndërkohë që nuk dihet ende se kush janë autorët që kanë qëlluar me armë. Policia po heton ngjarjen.