Berisha: Rama në 2011 bërtiste i shtrirë përtokë ‘po vdes, do vdes’! Ja çfarë përgjigje i dhashë

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka treguar në studion e ‘360 gradë’, një rast i cili tregonte gjendjen e rëndë mendore të kryeministrit Edi Rama.

Berisha tha se në vitin 2011, kur po bëheshin ndryshimet ligjore në zyrën e tij kishte mbërritur një përfaqësues i BE-së, i cili gjatë komunikimit me Edi Ramën në telefon, ngre zërin dhe në anën tjetër të telefonit dëgjohej Rama që bërtiste me të madhe se po vdes, jam i shtrirë përtokë.

Ndërkohë që përgjigja e dhënë nga doktor Berisha, bëri që të dilte zbuluar ky aktrim i Edi ramës.

‘Kur donte ndryshimet në vitin 2011, Leptia (përfaqësues i BE-së) më vjen në zyrë, më fal thotë se po më bie telefoni. Shko në zyrën tjetër i them unë.

Pa u kthyer unë ai më thotë është zoti Rama, ja çfarë thotë.

Ai po thoshte: Unë jam i shtrirë përtokë, unë po vdes, jam gati të vdes. Dhe unë i thashë :Vdis. Ai e dëgjoi dhe u ngrit. Ai është i sëmurë psikik.