Kryemadhi: Verifikimi për vendndodhjen e Ballës të bëhet nga antenat dhe qelizat e telefonit, jo nga tabulatet e tij

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila është ndalur gjatë te çështja e Fushë Krujës, dhe akuzat e oficerit ët Policisë Emiljano Nuhu, për prezencë dhe kërcënim nga Taulant Balla. Ajo ka kërkuar sot nga studio e emisionit “opinion” që për zbardhjen e kësaj akuze, “verifikimi për vendndodhjen e Taulant Ballës të bëhet nëpërmjet antenave dhe qelizave të telefonit të z. Balla dhe jo nga tabulatet e tij”.