FOTO/ E tmerrshme! Nëna lë të vdesë foshnjën e saj duke e lidhur kokëposhtë në krevat

Një foshnjë është ndarë nga jeta në mënyrë brutale pasi nëna e saj adoleshente e la të flinte me kokë poshtë dhe të lidhur këmbë e duar.

19-muajshja , Ellie-May Minshull-Coyle ishte e vendosur me fytyrë në dyshekun e krevatit të saj ndërkohë që këmbët dhe duart i kishte të lidhura. Krevati i saj ishte i shtyrë pas murit ndërsa pjesët e lira ishin të zëna gjithashtu që vajza mos kishte nga t’ia mbathte.

Çarçafët dhe mbulesat e krevatit ishin vendosur mbi anët e "kafazit monstruoz" për të parandaluar që ajo të shihte jashtë, asnjë rreze drite nuk hynte në dhomën e saj të gjumit. Ndërkohë që edhe dritaret ishin të mbuluara me çarçafë.

Nëna e vajzës, Lauren Coyle dhe i dashuri i saj 20-vjeçar Reece Hitchcott, mohojnë që të jenë ata përgjegjës për torturën që u krye ndaj vogëlushes.

Të tre jetonin në një apartament me dy dhoma dhe sipas dëshmive, adoleshentja kishte bërë postime në Snapchat duke u ankuar se sa shumë e acaronte e bija që nuk pushonte së qari.