Denoncimi/ Ja si Lindita Nikolla po dhunon ligjin për të dhënat personale

Prindërit shqiptarë kanë denoncuar sërish Ministren e arsimit Lindita Nikolla, e cila detyron fëmijët shqiptarë që të japin të dhënat personale të prindërve të tyre, çka bie në kundërshtim të plotë me ligjin për të dhënat personale.

Denoncimi i qytetarit është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ja çfarë shkruan Berisha në Facebook:

Ndrikull Vila mbledh në dhunim të ligjeve

të dhëna personale të prindërve të nxënësve!

Lexoni mesazhin e prindit dixhital dhe shikoni foton e derguar prej tij. sb

Pershendetje dr kerkoj ndjese qe smund tju kontaktoj drejtperdrejt per arsye frike nga ndonje hakim i mundshem dhe me ngjarjet qe jemi msuar te shohim e degjojme se si perfundojne ne disfavor te denoncuesit...Shkolla "Kongresi i Manastirit" ne Tirane u ka dhene ultimatum mesuesve e per rrjedhoje kta ja percjellin nxenesve te plotesojne kete formular

Me kujton filmin "Perralle nga e kaluara" kur Gjinuo ankohet:Njera thot hip se te vrava,tjetra thot sbrit se te vrava-Si do veje ky halli im.Vjen ky formular si leter anonime sepse nese do kishte emer mbier apo vule institucionale dhe regjistrim audio nga mesuesit....do ishte shume e thjeshte ti drejtoheshim gjykates

Femija uleret do e plotesosh sesben....ndryshe nuk shkoj ne shkolle Me thoni i nderuar doktor....cduhet te bej?