VIDEO/ Tifozë bëhen shembull se si e mbështesin ekipin në stërvitje. Atmosferë e zjarrtë

Ditën e sotme në “Al-Salam Stadium” të Kairos do të luhet kryendeshja e javës në Premier Ligën Egjiptiane.

Ekipet që do të jenë protagonistë janë skuadra e Al Akhly dhe ajo e Itihad Aleksandria. Megjithatë kjo ndeshje është ndezur që pa filluar mirë.

Në stërvitjen e fundit të skuadrës së Al Akhly përpara ndeshjes tifozët e kësaj skuadre kanë mbushur qendrën stërvitore për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës.

Ndërsa ajo që ata bëjnë është dhe spektakli i tyre të cilët bërtasin emrin e skuadrës së tij.

Ndërsa më poshtë ndiqni dhe festën e tyre në qendrën stërvitore.