Padia ndaj Ramës, reagon Nishani: Ta shohim drejtësinë e pavarur

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka reaguar ndaj padisë që opozita depozitoi sot në Prokurorin ndaj kryeministrit Edi Rama, për kanosjen që i bëri nënoficerit Emiljano Nuhu në çështjen "Xhisiela".

Nishani është treguar i kursyer në fjalë, ka dalë në thelbin e asaj që të gjithë po presin me kureshtje pas kësaj padie. Si do të veprojë Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku, e  zgjedhur nga vetë Edi Rama, në këtë rast? 

Nishani shprehet: Opozita e Bashkuar kallëzon penalisht Kryeministrin shqiptar. Padia për krime serioze përfshirë pengimin e drejtësisë. Të shohim nëse drejtësia, do të funksionojë e pavarur...?"