Faton Shoshi flet për herë të parë për përçarjen me reperin e njohur shqiptar

Pas bashkëpunimit për hitin më të sukseshëm të kësaj vere që lamë pas ‘Merri merri’ reperi i njohur Buta mori një vendim për karrierën e tij.

Nëpërmjet një postimi në Instagram ai njoftonte për ndërprerjen e kontrtës me ‘Nesër Music’ menaxheri i së cilës është Faton Shoshi.

Megjithëse nuk dha asnjë arsye për prishjen e kontratës menaxheri i vipa-ve Faton Shoshi ka folur për herë të parë për përçarjen mes tyre.

’Unë i lë artistët të lirë të bëjnë çfarë të duan dhe kur nuk shkojnë bashkë atëhere ndahen rrugët’- ka thënë Fatoni teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Nin’.