Aktori i njohur nuk është takuar me vajzën e tij prej 5 vitesh

Mund ta shohë vajzën e tij Suri deri në 10 ditë në muaj, por zgjedh që të mos e bëjë këtë.

Bëhet fjalë për aktorin Tom Cruise.

Një burim për Us Weekly tha se aktori nuk e ka takuar vajzën prej vitesh.

"Çdo person lejohet ta shohë fëmijën e tij nëse dëshiron,por ai ka zgjedhur të mos e takojë" deklaroi burimi.

56-vjeçari dhe Katie Holmes u divorcuan në vitin 2012 pas 6 vitesh martesë dhe kanë një vajzë 12 vjeçare së bashku.

Por aktori nuk është parë me Suri që nga viti 2013.

Pas divorcit kujdertaria i kaloi Holmes por Tom iu lejua që ta shihte vajzën.

Cruise ka edhe dy fëmijë të adoptuar me Nicole Kidman.