Katastrofë për Juventusin, dëmtohen dy 'yjet' e skuadrës

Probleme me dëmtime për skuadrën e Massimiliano Allegrit.

Daniele Rugani dhe Sami Khedira kanë pësuar lëndime dhe do t’i mungojnë Juventusit, të paktën këtë javë ndaj Udineses.

Rugani ka pësuar një dëmtim pasi ka thyer brinjët gjatë ndeshjes me Frosinonen dhe që nga ajo kohë nuk ka mundur të vrapojë.

Ndërsa Khedira ka qenë i lënduar që nga sfida me Valencian, por dëmtimi i është përsëritur dhe do t’i duhet t’i nënshtrohet disa testeve për të kuptuar seriozitetin e lëndimit.

Mungesë tjetër për Allegrin, do të jetë Douglas Costa i cili vuan pezullimin prej katër ndeshjesh, pasi pështyu një lojtar kundërshtar në sfidën me Sassuolon.