FOTO/ Blogerja e njohur Estela Ujka pasi braktisi Shqipërinë, merr një post shumë të rëndësishëm në ShBA

Blogerja e njohur Estela Ujka e cila fillimish u bë e njohur si prezantuese u largua nga Shqipëria në fillim të shtatorit të këtij viti.

Ajo nëpërmjet një postimi në Instagram njoftoi se po largohej duke menduar për të ardhmen e fëmijëve të saj.

Por ditën e sotme blogerja ka lajmëruar sërish me anë të një postimi në llogarinë esaj në Instagram se tashmë ka gjetur punë në një pozicion shumë të mirë në Shtetet e Bashkuara.

’Jam shumë e lumtur të njoftoj angazhimin tim për ‘Farran Real Estate’ si një specialiste e marrëdhënies me publikun.’Farran’ është një markë që operon prej shumë vitesh në Njew York në pasuri të patundshme, zhvillimin dhe investimin.Jam shumë e emocionuar t’i bashkohem këtij ekipi dhe e gatshme për t’ja dal me sukses’ shkroi Estela në njoftim.