FOTO/ Reperi Majk në një romancë të re, me vajzën e tatuazheve?!

 Për reperin e Babastars, Majk pak  kohë më parë u spekulua në media se ai mund të ishte në në lidhje me Melita Nushin,bukuroshen nga Prishtina.

Por sipas revistës Story, Majk është fotografuar në një nga lokalet e Tiranës i shoqëruar nga e dashura e re e tij.

Ajo quhet Kejda dhe është 18 vjeç, dhe për mediat ajo është e njohur pasi është tatu artiste e rrallë në Shqipëri.

Megjithëse reperi edhe pse është fotografuar në shoqërinë e bukuroshes,ai akoma nuk e ka konfirmuar  lidhjen e tij.

Aktualisht reperi është baba djalit, Roan, të cilin e ka nga lidhja me Majlinda Zekën.