Edi Rama paditet penalisht në Prokurori

Në orën 11.00, kryetaret e grupeve parlamentare të PD-së e LSI-së, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, do të shkojnë në Prokurorinë e Tiranës për të bërë publike, një padi penale kundër kryeministrit Edi Rama.

Nuk dihen ende detajet, por zhvillimet e forta politike të ditëve të fundit kanë pasur të bëjnë me pengimin e drejtësisë nga ana e Ramës për rastin e Xhisela Malokut.