Messi është i bindur: Ja kush e fiton Champions Leaguen

Lionel Messi ëndërron për të fituar sërish Champions Leaguen me fanellën e Barcelonës.

Në një deklaratë pas fitores 4-2 në ‘Wembley’ ndaj Tottenhamit, argjentinasi shprehu hapur dëshirën që katalanasit të fitojnë trofeun më prestigjioz europian në rang klubesh, shkruan SYRI.net.

“Ne të gjithë tek Barcelona ëndërrojmë dhe duam të fitojmë Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Messi.

“Por ne e dimë se për ta arritur atë duhet të jemi të mirë edhe në ligë, duhet të jemi të mirë në të gjitha garat”.

Barcelona pas fitores ndaj Tottenham kryeson grupin B me 6 pikë, aq sa ka edhe Interi.