FOTO/ Dopjetë ndaj Tottenham, Messi merr notën 10

Barcelona ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme sonte ndaj Tottenhamit në Champions League.

Serinë e golave e hapi Coutinho në minutën e 2-të duke i dhënë avantazhin katalanasve.

Në të 28'-tën ishte Rakitic që shënoi një supergol nga jashtë zone.

Në fillim të pjesës së dytë londinezët ngushtojnë rezultatin me golin e Harry Kane në minutën e 52-të.

Por mbas 4 minutash ishte Leo Messi që i jepte nokautin skuadrës së Pochettinos.

Tottenham zgjohet nga gjumi në minutën e 66' duke shënuar përsëri me golin e Lamelas.

Në minutën e 90' ishte përsëri Messi që vuloste fitoren e Barcelonës.

Pas kësaj fitoreje Barcelona renditet në vendin e parë me 6 pikë, ndërsa Tottenham në vendin e tretë me 0 pikë. 

Shihni notat e lojtarëve, ku Messi vlerësohet me 10.