Tragjedi në shkollë/ Vetëvaret mësuesja: U konsiderua emocionalisht e papjekur

Një mësuese 'perfeksioniste' nga Rotherhami është vetëvrarë sepse u gjykua e papërshtatshme për të punuar në shkollë.

Trupi i pajetë i Chelsey Peart, 27 vjece u gjet nga bashkëshorti i saj Mark tek shtëpia e tyre vetë disa javë pasi u mërzit nga fjalët e një terapisti. Ai e ka quajtur 'emocionalisht të papjekur'.

Mark që punon zjarrfikës u përpoq ti jepte ndihmën e parë, por nuk ia doli. Në një deklaratë, Mark tha se kishte qenë gjithë ditën në punë kur e shoqja u vetëvra.

"Kam arritur në shtëpi rreth 19:05 dhe ishte errësirë totale. E gjeta Chelseyn me një litar rreth qafës", tha ai duke shtuar se ia këputi litarin dhe e shtriu në dysheme.

Sapo filloi të ushtronte CPR, ajo ndërroi jetë për shkak të varjes. Kjo nuk ishte hera e parë që kishte bërë një akt të tillë pasi ka patur dhe mendime për vetëvrasje gjatë kohës kur jepte mësim në shkollë.