Vokshi në Syri.net: Ja çfarë fshihet pas fjalëve të Rexhep Rrajës drejtuar Bashës

Deputetja Albana Vokshi, zbuloi në Syri.net, se çfarë fshihet pas fjalëve të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili pasi doli nga gjykata tha: Do ta shohë Lulzim Basha në zgjedhje.

Sipas saj Rexhepi nuk ka asnjë punë me zgjedhjet, por ai tregoi padashje atë se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e shkuara dhe çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme, që është blerja dhe manipulimi i votës së lirë.

‘Fjalia e djalit të deputetit na zbuloi të gjithë skenarin. ‘Do ta shohë Lulzim Basha në zgjedhje’! Çfarë e lidh djalin e deputetit me zgjedhjet e shkuara dhe me ato të ardhme. Pse nuk tha ai se është i pafajshëm. Por ai u mor me zgjedhjet duke na zbuluar skenarin që ndodhi me zgjedhjet e shkuara dhe ato të ardhme. Çdo person, çdo deputet çdo politika, të gjithë ata që janë të lidhu me krimin, të hiqen nëpërmjet vettingun në politikë’, deklaroi Vokshi.