Partizan-Teuta, pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat

Po luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet sfida e vlefshme për javën e 7-të të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Teutës.

Në minutën e 29-të zhbllokohet rezultati. Gjuajtja e Asanit nga goditja e dënimit devijohet nga muri i Teutës dhe përfundon në rrjetë, 1-0 për Partizanin.

Sërish Asani realizon në portën e durrsakëve në minutën e 42-të dhe me rezultatin e pastër 2-0 mbyllet pjesa e parë.