Kthesa e Tiranës/ Ze Maria: Nga sot fillojmë një periudhë të re

Ze Maria është shfaqur i qetë pas fitores me Kastriotin, madje ka përshëndetur dhe në gjuhën shqipe.

Trajneri i bardhebluve e ka quajtur këtë një periudhë të re të ekipit pas humbjes në derbin me Partizanin.

Fitore e rëndësishme sot…

Më e rëndësishmja ishte fitorja. Ne vuajtëm shumë, por morëm 3 pikë.

Morët përgjigjet e duhura nga lojtarët ?

Pavarësisht skuadrës që është përballë ne duhet të jemi në fushë për të fituar takimin. Pas derbit kjo ishte fitore e rëndësishme

Ndërruat përsëri formacionin, cila është arsyeja ?

Është zgjidhja e imja për tu dhënë freski lojtarëve. Hoxhallari dhe Hasani i kanë luajtur të gjitha ndeshjet dhe u dhashë mundësi të pushonin.

Pas shënimit të golit të dytë, Blazhevski u përqafua me ju, jeni të bashkuar?

Ishte gjë e bukur që bëri. Ne folëm me grupin dhe vendosëm të linim gjithçka pas dhe të fillonim një periudhë të re sot. Pas asaj disfate nuk ishte situatë e qetë, ne kemi folur shumë.

Karabeci nga minuta e parë, e ka justifikuar veten ?

Karabeci ka qenë gjithmonë kapiteni ynë. Ai është i rëndësishëm për grupin dhe për ju median.