VIDEO/ Fitojnë Laçi dhe Luftëtari, zhgënjen Flamurtari

Laçi ka mposhtur Flamurtarin në takimin e vlefshëm për javën e 7-të të Kategorisë Superiore.

Goli i Gjonit në minutën e 59-të i dha fitoren skuadrës së Mërgjyshit që e shikon veten në kuotën e 13 pikëve, po aq sa Partizani dhe Kukësi i vendit të parë.

Pas kësaj humbje Flamurtari pozicionohet në vendin e 5-të me 10 pikë në 7 ndeshje.

Ndërsa në krahun tjetër Luftëtari ka mposhtur Kamzën me rezultatin 1-0. Goli i Donald Rapos i dha fitoren skuadrës së Mezanit që e sheh vetën në kuotën e 6 pikëve.