Mike Pompeo, takim me Kim Jong Un në Korenë e Veriut më 7 tetor
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo do të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, të dielën për të nxitur përpjekjet për denuklearizimin. Kjo do të jetë vizita e katërt e Pompeos në Korenë e Veriut që nga pranvera e këtij viti.
Presidenti amerikan Donald Trump tha javën e shkuar se shpreson të takohet së shpejti me udhëheqësin e Koresë së Veriut. Ata mbajtën samitin e parë midis liderëve të ShBA-së dhe të Koresë së Veriut në qershor.
Pompeo do të nxitë përparimin në arritjen e objektivit të denuklearizimit, për të cilin Trump-i dhe Kimi ranë dakord në samitin e tyre në Singapor.
Pheniani është shprehur se fillimisht dëshiron lehtësimin e sanksioneve ndërkombëtare./Çang Çuo, CRI