3 javë kohë ose ndryshe….. protesta e nxënësve mposht bashkinë, nisin punimet për shkollën në Mengel

Prej disa ditësh banorët dhe fëmijët e fshatit Mengël në Elbasan kanë protestuar për rihapjen e shkollës së tyre dhe vëtëm pas 13 ditësh protesta ata kanë marrë një zgjidhje.

Bëhet e ditur se kanë nisur punimet nga bashkia për të rikonstruktuar ambientet e shkollës.

Prindërit kanë pranuar që ti çojnë fëmijët në shkollë në Elbasan. 2 javë është afati i punimeve, ndërkohë që banorët japin afat deri në 3 javë, në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat.

Raportohet se fondi për rikonstruksion është rreth 7 milionë lekë të vjetra me tvsh. Për banorët kjo shifër sipas tyre është qesharake!

Ndërkohë kaq shpejet janë çelur fondet dhe është gjetur firma se edhe njoftimin për nisjen  e punimeve dhe firmen, apo kohëzgjatjen e kanë shkruar me stilolaps në një karton të madh. Nuk kanë patur kohë ta printojnë. Protesta duket se dha frutet e saj.