Formacionet zyrtare, Kastrioti - Tirana

Tirana do të luajë ditën e sotme në transfertë ndeshjen përballë skuadrës së Kastriotit në Fushë-Krujë.

Trajneri Ze Maria në këtë sfidë ka bërë disa ndryshime themelore nga derbi me Partizanin.

Kujtojmë se Tirana nuk ka bërë një nisje të mirë të sezonit, por Ze Maria këmbëngul se do ta rikthejë Tiranën.

Formacionet zyrtare:

Kastrioti: Puja, Hysein, Çela, Domgjoni, Stijepoviç, Mziu, Shehu, Okebugu, Xhunior, Bardhi, Marku. 

Tirana: Lika, Doka, Turtulli, Atinga, Imami, Greca, Karabeci, Daja, Kobinah, Ngo, Blazhevsk.