VIDEO/ Blogeri Olti Curri takim me menaxherin VIP Lele Mora

Mëngjesin e sotëm, Olti Curri ka publikuar një video në profilin personal në ‘Instagram’ krah menaxherit italian, Lele Mora.

Në videon në fjalë, Mora ka përshëndetur të gjithë ndjekësit e bloggerit të njohur shqiptar.

Menaxheri në fjalë është një nga figurat publike më të rëndësishme në shtetin fqinj.

Ai ka menaxhuar personazhe si: Simona Ventura, Belen Rodriguez, Fabrizio Corona etj. Olti Curri dhe Mora duket se ruajnë një miqësi të hershme, pasi ky takim nuk është i rastësishëm.