EMRI/ Si tentoi zv/ministri i Jashtëm të lironte nga burgu kreun e PS

Arrestimi i kreut të Partisë Socialiste në njësinë  numër 3 në Tiranë, duket se nuk ka qenë i lehtë për policinë.

Sipas asaj që shkruan ish-kryeministri Sali Berisha, për Artan Krojin ka pasur ndërhyrje nga qeveria për ta liruar, më konkretisht ka qenë zv/ministri i Jashtëm që ka ndërhyrë për të liruar, megjithëse ky është arrestuar për një akuzë të rëndë siç ishte ajo e vendosjes së gjobave për

Në një mesazh që ka publikuar Berisha, shkruhet se zv/ministri i Jashtëm bashkë me titullarë të tjerë, ka shkuar sot tek drejtoria e policisë dhe ka tentuar që ta lirojë Krojin.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Zevendes ministri i jashtem dhe titullare te tjere ne mbrojtje te hajdutit kriminel!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Mirembrema doktor rreth ores 6 sot arrestohet nga antikrimi ekonomik kryetari i ps per minibashkin nr 3 njekosish titullar ne hetimin tatimor mesa mesova zevens ministri jashtem dhe disa titullar jane turrur tek drejtoria e policis per ta liruar.