Përleshen nënë e bijë në kryeqytet, njëra arrestohet

Përmes raportit policor është njoftuar se në Prishtinë dy të dyshuara të cilat janë nënë dhe bijë, pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur mes tyre.

Të dyja kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor, kurse me vendimin e prokurorit, njëra nga të dyshuarat është dërguar në mbajtje, ndërsa tjera është liruar.