VIDEO/ Portieri më i miri në botë, shikoni si ‘fluturoi’ Neuer në minutën e 92’

Bajerni i Mynihut nuk mori më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Ajaxit e vlefshme për javën e dytë të fazës së grupeve në Champions League.

Manuel Neuer ishte shpëtimtari i bavarezëve pasi mbrojti portën disa herë nga raste të pastra për shënim.

Episodi ku portieri gjerman i la me gojë hapur të gjithë ishte minuta e 92’ ku fluturoi për të bërë një pritje të pabesueshme në topin që shkoi në trekëndëshin e portës.

Shikoni si fluturoi Neuer: