Spahiu dhe Panariti kritika të forta qeverisë për ekonominë

Deputetët e Lëvizjes Socialiste për integrim Përparim Spahiu dhe Edmond Panariti kanë hedhur akuza të forta për qeverinë në lidhje me strategjinë e saj për zhvillim ekonomik.

Në shenimin e tij Spahiu shkruan se marrja e 500 milone eurove hua, “nuk është aspak lajm i mirë për bankat që operojnë në Shqipëri, dhe po ashtu për depozituesit në lekë, pasi bankave ju hiqet mundësia për investime në bono thasari”

Ja shenimi i tij i plotë në facebook:

Dje, Shqipëria mori 500 milionë euro hua. Ministri këmbënguli se kjo hua “është instrument rifinancimi” dhe nuk do të ketë rritje të borxhit publik.

200 milion euro është rifinancimi i së njëtës gjë, marë më parë, ndërsa 300 milion euro duket se do të jetë rifinancim i borxhit të marë në Lekë, pra nga tregu i brëndëshëm do të meret më pak hua (gjithmonë nëse besojmë që nuk do të kemi rritje të borxhit)

Ky nuk është aspak lajm i mirë për bankat që operojnë në Shqipëri, dhe po ashtu për depozituesit në lekë, pasi bankave ju hiqet mundësia për investime në bono thasari, minimalisht për ekuivalentin e 300 milion eurove (nuk e di se ç'mendim ka Guvernatori për idenë e deeuroizimit të ekonomisë lançuar më herët kur qeveria bën krejt të kundërtën).

Gjithashtu, qeveria nuk përfiton nga avantazhet që ju krijuan nga rënia e euros me lekun por thellon riskun e ekspozimit në periudhë afatgjate (shtatë vite). Ndërkohë që në terma afatshkurtër Euro do mbetet në presionin rënës (eurot e mara borxh do të këmbehen në lekë, pasi qeverisë lekë i duhen për pensionet dhe pagat, rrugët i bëjmë me PPP), kjo do të vinte akoma më në vështirësi prodhimin vendas dhe eksportet.

Pretendimin se ky borxh u mor me normë interesi të ulët, 3.55%, dhe se ekonomia jonë nuk ka risqe, e hedh poshtë Maqedonia fqinje, ku për të njëjtën shumë dhe të njëjtin afat u financua me 2,75%.

Ndërkohë që deputeti tjeter i LSI Edmond Panariti shkruan në një shenim në rrjetet sociale se “Shqipëria po rrit borxhin e saj me 300 milionë euro”.

Ja shenim i tij i plote:

Shqiperia rrit borxhin e saj me 300 milion euro. Borxh i cili ishte dhe mbetet më i larti në rajon. Perkunder sa u tha nga qeveria se nuk ka rritje të borxhit,çdo gjë del e qartë në njoftimin vijues: Issuer: Republic of Albania (ALBANI)
* Issuer Ratings: B1/B+
* Exp. Ratings: B1/B+
* Format: 144A/REGS, Senior Unsecured
* Size: EU500m 
* Maturity: 7Y (Oct. 9, 2025)
* Coupon: Fixed, annual, act/act ICMA
* UOP: Repurchase up to EU200m of 2020notes, general budgetary support 
Çfarë, thone të dhenat e mesiperme? Dyqind milion do të perdoren për pagesat e borxhit ekzistues dhe 300 milion për financim të buxhetit shteteror. Pra buxheti shteteror, do të financohet me borxh dhe jo me të ardhura nga ekonomia . Nderkohe që Banka e Shqipërisë, jep alarmin për pergjysmim te produktivitetit kombetar.