Arrestohet kreu i PS-së Tiranë

Sipas një mesazhi të publikuar sot nga ish-Kryeministri Sali Berisha në rrjetet sociale, Policia ka arrestuar Kryetarin e PS për minibashkinë nr.3 në Tiranë, titullar tek Drejtoria e Hetimit Tatimor. Arrestimi është bërë nga Sektori i Antikrimit Ekonomik. Berisha e ka publikua mesazhin duke evindentuar një fakt tjetër edhe më të rëndë: “ Zëvendësministri i Jashtëm dhe titullarë të tjerë, në mbrojtje të hajdutit kriminel! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.”

Mirëmbrëma Doktor!  Rreth orës 6 sot, arrestohet nga Antikrimi Ekonomik,  kryetari i PS për minibashkinë nr. 3, njëkohësisht titullar në Hetimin Tatimor. Me sa mësova, zëvendësministri i Jashtëm dhe disa titullarë janë turrur tek Drejtoria e Policisë për ta liruar.