FOTO/ Kush e ka parë këtë burrë të njoftojë policinë. Emri

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e një shtetasi.

Shtetasi Mariglen Gjoroveni 37 vjeç, banues në Durrës është larguar nga banesa më datë 01 tetor 2018 dhe nuk është kthyer më.

Është rreth 1, 70 cm i gjatë,  ka të veshur një bluzë ngjyrë blu sportive, pantallona sportive dhe atlete ngjyrë të bardhë.

Nga deklarimet e familjarëve është evidentuar se shtetasi i mësipërm vuan nga shëndeti mendor.

Në rast identifikimi të tij, jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217.