Vasili: Për shkollën në Mengel duhet 1 vit e gjysëm, vjedhja e Teatrit 5 minuta

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me situatën në fshatin Mengel të Elbasanit, ku sot policia ka dhunuar edhe fëmijë.

Prej disa ditësh, nxënësit e familjarët protestojnë dhe kërkojnë që të rihapet shkolla e tyre, që është mbyllur për shkaqe të këqija.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Shkolla në Mengel dashka 1 vit e gjysëm, vjedhja e Teatrit 5 minuta.

Turp dhe faqe e zezë.

Në Mengël të Elbasanit dhuna bëhet në mes të sheshit në sy të femijve nga ca maskarenj me pushtet, që janë pjella të dhunës dhe instrumente të saj.

Ky deputeti që nuk ja di turpit ku e ka shtëpinë, na nxjerr edhe dokument, që shkolla qenkësh në gjendje të keqe që në qershor të 2017.

Po këta faqezinj gllabëruan Teatrin brenda natës ndërsa për një shkollë fshati ju dashka një vit e gjysëm.