Shpërthen këngëtari Elton Deda : Kam një opinion shumë regresiv për gjykatësit

Dje i ftuar në emisionin e mbasditës në Tv Klan bashkë me Redon Makashin dhe Aleksandër Gjokën, Deda tregoi hapat që ndërmori pasi mësoi për ekzistencën e shoqatës dhe aktivitetit e saj.

’Unë jam interesuar në gjykatë.Shoqata fatmirësisht është pezulluar.Kam çuar një kërkesë që në të ardhmen, kushdo që do të hapë një shoqatë me emrin e Ferdinandit, duhet të marrë aprovim nga familjarët'.

Sipas Dedës problemi nuk qëndron vetëm tek njeriu pas shoqatës dhe aktivitetit, sepse sipas tij, njeriu e zgjedh vetë rrugën që ndjek, e zgjedh vetë mënyrën për të fituar para.

’Për mua problemi qëndron te gjykatësi që nuk i kërkoi këtij njeriut autorizim nga familjarët. Mami është,unë jam, motra është.Ne jemi gjallë.Që nga ky gjykatës nis problemi.Këtu është kalbësira që në sistem’.

Shoqata është pezulluar personi përgjegjës është pas hekurave. Së shpejti emri i Ferdinadit do të hiqet nga regjistrat dhe fytyra e tij do të hiqet nga vula.

’Kam një opinion shumë regresiv për gjykatësit’ përfundoi Deda.