", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ ‘Ylli’ i United bën gjestin fantastik ndaj vogëlushes

Manchester United u mposht në transfertë përballë Uest Hemit me rezultatin 3-1 dhe ekipi i Murinjos ndodhet në një krizë të plotë: rezultatesh, loje dhe atmosfere në ekip.

Megjithatë, mbrojtësi Luk Shou ka kryer një gjest të bukur në fundin e ndeshjes. 23-vjeçari, i cili aktivizohet në rolin e mbrojtësit të majtë, ka vrapuar drejt sektorit ku ishin vendosur tifozët e “Djajve të Kuq”, duke iu kërkuar falje për paraqitjen e dobët dhe humbjen.

Shou ishte ndër të paktët lojtarë të Murinjos, i cili falënderoi tifozët për mbështetjen, ndërsa përfitoi të bënte të lumtur një nga tifozët e pranishme. Vajza e vogël, e shoqëruar nga e ëma, kishte në duar një parullë ku i kërkonte bluzën lojtarit. Ky i fundit vendosi të lumturonte vogëlushen, duke i dhuruar bluzën e ndeshjes, një gjest për t’u vlerësuar.