Vetvrasja e gardistit, pistat e hetimit, nga misionet në Irak te ...

Të tjera detaje dalin në dritë nga vetëvrasja e gardistit Ariol Mançe.

30-vjeçari u gjet i pajetë brenda Gardës së Republikës, teksa ishte në krye të detyrës.

Djali nga Përmeti kishte qenë turni i tretë, ndërsa u gjet i pajetë në vendin e punës. Mançe kishte tri vite që shërbente në Gardë, ndërsa ishte një ushtarak i kualifikuar. Po ashtu mësohet se i riu kishte qenë pjesë e misioneve paqeruajtëse jashtë vendit, si në Irak, raporton BW.

Ndërkohë, nga hetime e grupit hetimor, provat e mbledhura, çojnë në një vetëvrasje. Kjo duke u bazuar tek trajektorja e plumbit, mesazhi i gjetur në telefonin e tij, ku i shpjegonte babait të tij arsyen e vetëflijimit. Pavarësisht faktit se i riu kishte shkruar se motiv të vetëvrasjes ishte ndarja nga e dashura e tij, me të cilën kishte pasur një lidhje të gjatë, hetuesit po hetojnë dhe në të tjera pista.