Incidenti në fushë me Kessie, shikoni çfarë gjesti bën Boateng pas ndeshjes

Mbrëmjen e kaluar Milan u përball me Sasuolon në “Mapei Stadium”. Një sfidë që përfundoi me fitoren e kuqezinjve 1-4, të cilët morën një fitore mjaft të rëndësishme për momentin që po kalonin. Gjatë sfidës, që ishte mjaft e luftuar, pati dhe incidente midis lojtarëve.

Kevin Princ Boateng dhe Franck Kessie njihen si futbollistë gjaknxehtë. 

Në një moment të ndeshjes ata patën një përplasje mes tyre, por lojtarët e dy skuadrave ndërhynë për të qetësuar gjakrat. Pikërisht lidhur me këtë incident, ish-lojtari i Milan, Boateng ka bërë një postim në llogarinë e tij në “Instagram”, ku ka sqaruar çdo gjë.

“Lojë e ashpër mbrëmë, urime Milanit për fitoren, por ndonjëherë emocionohemi në fushë. Nuk kam asgjë tjetër, përveçse dashuri për këtë bishë të mesfushës”, duke ju referuar Frenk Kessie.

Një gjest fantastik i lojtarit të Sasuolos, i cili e ka shprehur dhe më parë që vazhdon të jetë një tifoz i Milanit.