Rasti Xhisiela, ish-drejtori i Policisë: Situatën e zgjidhte RENEA, me shtetrrethim në Fushë Krujë!

Ish-drejtor në Policinë e Shtetit Ismail Elezi, tregon se ku ka gabuar policia në historinë e Xhisiela Malokut. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Elezi tha se pas denocimit bërë nga Xhisiela dhe problemeve me disa persona që në këtë rast janë trë afërm të deputetit Rraja duhet të ishte njoftuar i gjithë zinxhiri komandues i Policisë së  Shtetit dhe zgjidhja bëhej duke shpallur shtetrrethimin në Fushë Krujë, duke dërguar deri dhe forcat RENEA.

Ja çfarë deklaroi ai lidhur me këtë sitautë dhe si do ta kishte zgjdihur atë: “Oficeri Gentian Çitozi ka pasur detyrim ligjor që për këtë kallëzim që ka ardhur pranë stacionit të policisë të Fushë-Krujës të bënte informacionin e referimit dhe t'ia çonte prokurorit. Dhe në këtë moment, oficeri nuk ka pse merr as deklarim ndaj shtetases Maloku. Oficeri ka të drejtën që gjithë këtë informacion që ka marrë t’ia çojë prokurores.

Në momentin që një ish-punonjësi im apo punonjësi im do të më njoftonte se ishte përpara kësaj situate, unë të siguroj që do kisha bërë shtetrrethim në Fushë-Krujë dhe në zonën ku ndodhej i akuzuari. Shefi i komisariatit menjëherë duhet të lidhej me Drejtorin e Përgjithshëm dhe deri forcat RENEA të çonte atje, sepse është punonjës policie tjetri edhe mund të vritej”.