Agnelli: Marotta largohet, por Juventusit do ta vazhdojë rrugën e sukseseve

Presidenti i Juventusit, Andrea Angelli, ka thënë se edhe pas largimit të administratorit të deleguar, Giuseppe Marotta, klubi bardhezi do të funksionojë në perfeksion me të gjitha hallkat.

Juventusi nuk do t’ia vazhdojë kontratën Marottas, ndërsa pritet të ketë edhe disa ndryshime tjera në klub.

“Modeli drejtues i Juventusit nuk do të ndryshojë. Ka një këshill administrues, i cili delegon detyrat, që do të caktohen pas 25 tetorit. Ky model përbëhet nga tre pika kyçe: sporti, të ardhurat e shërbimet”.

“Ne do të vazhdojmë të funksionojë si sot, vetëm se do të ndryshojnë disa drejtues. Giorgio Vinci do të jetë përgjegjës për të ardhurat, Paratici për sportin e Marco Re për shërbimet”.

Agnelli konfirmoi në këtë mënyrë se pavarësisht largimit të Marottas, Fabio Paratici do të vazhdojë të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër”.

Pritet gjithashtu që ish-mesfushori bardhezi, Pavel Nedved, të ketë më shumë përgjegjësi në klub.

“Paratici nuk do të largohet, e përjashtoj këtë mundësi. Siç e thashë edhe më parë, modeli nuk do të ndryshojë, disa nga njerëzit po”.

“Njerëz të cilët janë gati e të përgatitur për të vazhduar punën e mrekullueshme të bërë nga Beppe Marotta e Aldo Mazzia. Ne duhet të jemi gati për sfidat e reja e për të konkurruar skuadrat e tjera, të cilat janë përpara nesh”, ka thënë Agnelli.

Juventusi në fund të tetorit do t’i zyrtarizojë ndryshimet e reja.