Ndahet nga jeta aktori turk i serialit ‘Lugina e ujqërve’

Është ndarë nga jeta aktori i serialit turk ‘Lugina e ujqërve’ Mehmet Uslu.

Aktori i njohur u shua në moshën 57 vjeçare mbrëmjen e djeshme në një spital të Stambollit ku kurohej nga kanceri në mushkëri.

Mehmet ishte  i njohur  në serialet ‘Fatmagyl’, ’Mes dy dashurisë’ të cilat janë transmetuar dhe në Shqipëri.

Roli i tij i fundit ishte në serialin që po transmetohej tani në Turqi ‘Soz’.

Funerali i tij u mbajt në vendlindjen e tij në Konja.