Skandal në Spanjë, nën hetim mbi 40 futbollistë

Mbi 40 futbollistë dhe një numër i madh i transferimeve në basketboll janë duke u ndjekur nga inspektori i thesarit për keqpërdorimin e 6.5 milionë eurove në deklaratat e tyre për të ardhurat.

Në mes të mashtruesve janë edhe ish-lojtari i Real Madridit, Nuri Sahin dhe Hamit Altintop, por edhe Eduardo Salvio i Atleticos dhe disa lojtarë nga Valencia, Villarreal dhe Malaga janë duke u hetuar.

Sipas, “El Mundo”, inspektori është duke shikuar dhe analizuar shumën e deklaruar të taksave që janë kthyer nga disa klube spanjolle dhe skuadrave jashtë vendit, e këto figura pritet që të prekin llogaritë e lojtarëve dhe agjencitë përfaqësuese të tyre.