FOTO/ Kërcimi i Rashelit dhe Seldit, çfarë nuk shkoi në skenën e Dance With Me?

“Nuk u kërcye fare…” – tha Berti gati-gati i revoltuar pas kërcimit të Rashelit dhe Seldit. Një prej çifteve më të komentuar të këtij edicioni që nga nata e parë, edhe mbrëmjen e sotme është vënë në shenjestër të jurisë. Në fakt, për faj të askujt, as të Seldit dhe sidomos të Rashelit, kërcimi i mbrëmjes së sotme, si edhe vallëzimet e dy të hënave të para, janë konsideruar si shumë provokuese nga ana e jurisë:

“Nuk është ky kërcimi…” – tha Berti pasi çifti përfunduan performancën e tyre, duke iu referuar lëvizjeve provokuese të koreografisë. Në të njëjtin mendim ishte edhe Kledi Kadiu, i cili gjithashtu tha se kjo perfomancë nuk ishte ndër më të mirat e çiftit dhe, për më tepër, sipas tij, Seldi dhe Rasheli mund të arrijnë shumë më shumë se kaq.

Edhe Valbona, duke qëndruar në të njëjtën anë, tha se “ky lloj kërcimi nuk më pëlqen fare, po fare, fare, fare…” duke iu referuar më shumë koreografisë së Albi Nakos dhe jo interpretimit të Rashelit dhe Seldit. Këta të dy, sipas saj, ishin mjaft mirë me atë që iu besua, por, shtoi Valbona, nuk është mirë që koreografia të përqëndrohet vetëm për të nxjerrë në pah hiret e Rashelit, por më shumë ta sjellë atë sensuale dhe me vlera në skenë.

Megjithatë, Rasheli kërkoi nga juria që të jepte një vlerësim më konkret, në mënyrë që edhe ajo të dijë ç’të korrigjojë te vetja: “Provokim nuk ishte aspak…” – tha ajo duke shtuar se dha maksimumin e saj për të qenë në lartësinë e duhur të asaj që i ishte kërkuar.