FOTO/ Renditja e Serie A pas fitores së Sampdorias me SPAL

Sampdoria është rikthyer te fitorja në ndeshjen e fundit të javës së shtatë të kampionatit italian, duke mposhtur me përmbysje SPAL-in, me rezultatin 2-1.

Skuadra gjenoveze vinte në këtë takim pas dy barazimesh dhe një humbjeje, ndërsa e pa veten në disavantazh që në minutën e 21-të, pasi Paloschi mposhti portierin Audero.

Gjithsesi skuadra e trajnerit Giampaolo riktheu baraspeshën vetëm 4 minuta më pas, pasi Linetty shënoi një gol mjaft të bukur, pas asistit të Quagliarelës.

Goli i fitores për dorianët u shënua nga Defrel në minutën e 60, ndërsa skuadra tashmë ka shkuar në kuotën e 11 pikëve, në vendin e 8 të renditjes.

Me këtë takim mbyllet dhe kjo javë e Serie A, teksa në tabelën e mëposhtme mund të shihni renditjen.