Intervista e Xhisielës/ Vasili: Edhe dhunues edhe të trashë, edhe gdhe

Kreu i grupit parlamentar socialist, Petrit Vasili, ka ironizuar ‘skenaristët’ e fjalëve që tha sot në mbrëmje në dy televizione të ndryshe vajza e dhunuar Xhisiela Maloku.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili i quan dhunuesit e Xhisielës të trashë.

 Ja çfarë shkruan Vasili:

Edhe dhunues edhe te trashe,edhe gdhë.

Jane kaq gdhë, kaq ordinere dhe kaq gajasshëm qesharakë sa qe e shtrenguan vajzen e mjere te thote qe ka djegur veten me cigare.

Edhe po ti kerkonin te thoshte qe njeriu ha buke me veshe,qe derri eshte elefant dhe qe mushka pjell do t'i thoshte,por asgje nuk ndryshon faktin qe keta jane dhe mbeten ne menyre te lemerisshme as me shume dhe as me pas se sa perçmimi vete dhe pa te dyte i moralit njerezor.