‘Rrëfimi’ i Xhisielës/ Vokshi! Tmerr! Kriminelët akoma e kërcënojnë sepse mbrohen nga Rama

Pas intervistës gënjeshtër që sot Xhisiela e trembur deri në palcë dha, duke u detyruar të paraqesë Rexhep Rrajen si viktimë dhe veten e saj si kriminele, ka reaguar edhe deputetja e PD-së, Albana Vokshi.

Vokshi u ka bërë apel shqiptarëve që të ngremë të gjithë zërin dhe të mbrojmë Xhisielën, pasi edhe pse ajo është me urdhër mbrojtjeje kriminelët vazhdojnë ta kërcënojnë e ti bëjnë presion.

Ja çfarë shkruan Vokshi:

Tmerr!!

Në c’vend jetojmë kur viktima, edhe në urdhër mbrojtje, vazhdon të dhunohet. Madje e detyrojnë të fajësojë veten, sepse kriminelët e vërtetë mbrohen nga Rama.

Ndihma që mund t’i japim secili, është të ngremë zërin ne për të.