Lopetegui vlerëson rusët: CSKA ka nivel të lartë, e di çfarë atmosfere do jetë në Moskë

Julen Lopetegui është paraqitur në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes së Champions League kundër CSKA Moskës të martën në mbrëmje.

“Ne duhet t’i përgjigjemi çdo ndeshjeje në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të marrim maksimumin e pikëve të mundshme”, tha ai.

“E njohim se çfarë atmosfere do të këtë këtu, ne jemi përgatitur për ndeshjen e Champions në cilësinë më të lartë. Ndjenjat pas një ndeshje të këtillë, ishin shumë pozitive dhe kjo ishte e qartë edhe në ndeshjen kundër Atletico Madrid.

Do të përpiqemi që të krijojmë sa më shumë mundësi për shënim në çdo ndeshje dhe jam i sigurt se do ta bëjmë këtë.

Ndeshja, kundër CSKA do përkushtim të madh. Kundërshtarët janë të një niveli të lartë dhe luajnë në shtëpi. Ne do të konfrontohemi me këto vështirësi me të gjitha burimet që kemi. Ata kanë të gjithë lojtarët më të mirë në këtë ndeshje, si Horour Bjorgvin Magnusson. Ne do të përpiqemi që të dalim me ppikët e plota”, deklaroi trajneri i Realit.