Në Europa League apo në fundjavë në Serie A? Ja kur kthehet Higuain

Sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain pritet që të jetë gati për ndeshjen e kësaj fundjave kundër Chievos.

Argjentinasi ka munguar në dy ndeshjet e fundit për shkak të një problemi muskulor dhe alternativë për të ishin Fabio Borini dhe Patrick Cutrone që po ashtu kanë vuajtur nga lëndimet kohëve të fundit.

Megjithatë, tani, sipas “Sky” “El Pipita” është afër kthimit dhe do të jetë në stërvitje me grupin që nesër.

Varësisht nga kushtet e tij dhe gjendja e tij do të shihet se a është gati ai për ndeshjen kundër Olympiacosit në Europa Ligë, por ajo që është e sigurt ai do të jetë gati kundër Chievos.