UEFA vendos për ekipet kosovare që do marrin pjesë në Kupat e Europës

Federata e Futbollit të Kosovës, ka bërë të ditur se sërish dy ekipe do të jenë pjesë e Europës.

FFK-ja këtë e ka bërë të ditur pasi UEFA ia ka komunikuar këtë gjë zyrtarisht.

Skuadra që shpallet kampione në Superligën e Kosovës do të merr pjesë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, kurse ajo që triumfon në Kupën e Kosovës do të marr pjesë në eliminatoret e Europa Ligës.

Cikli i prezantimit të klubeve në garat e UEFA-s ndryshon çdo tri vite, prandaj përkundër rezultateve pozitive të klubeve të Kosovës në kampanjën e fundit të ndeshjeve në garat e UEFA-s dhe kërkesës së FFK-së për shtimin e të paktën një klubi në garat ndërkombëtare, ai ndryshim nuk ka reflektuar menjëherë, por efektet mund të ndodhin në vitet në vijim. Të shpresojmë se një gjë e tillë do të ndodhë por kjo varet shumë nga paraqitja e skuadrave të Kosovës në këto dy gara prestigjioze”, shkruhet në njoftimin e FFK-së.