VIDEO/ Lojtari serb s’do ta harrojë kurrë këtë autogol qesharak

PAOK-u i Selanikut u ngjit në krye të Superligës së Greqisë falë fitores 0-1 ndaj Olympiakosit të Pireut në stadiumin “Karaiskaqis”.

Takimi i vendos nga një autogol qesharak i Vukovic, i cili në tentativë për të larguar topin pranë vijës fatale, shënon në portën e tij.

Pamjet tregojnë një situatë vërtet të pazakontë, pasi futbollisti serb tregohet i pakujdesshëm, duke goditur keq topin që përfundon në rrjetë.