Vasili: Rama është i sinqertë vetëm kur gënjen

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama, i cili akuzoi opozitën se po dhunon për herë të dytë vajzën por pa thënë asnjë fjalë për përdhunuesin Rexhep Rraja.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se Edi Rama është i sinqertë vetëm kur gënjen.

Ja postimi i tij në Facebook:

Edi Rama eshte i sinqerte vetem kur genjen !!!

Dikur 7 vjet me pare ne opozite,Edi Rama shprazte fishekzjarre denglash dhe hipokrizie morali me tonelata.

Ne kongresin e partise socialiste ne 6 nentor 2011 ja ç'thoshte pacipesisht dhe me ze te larte:

"Pa etikën e lartë të përfaqësimit, që na distancon qartë nga pazari i gjësë së gjallë së politikës së vjetër, ku valon korrupsioni e korruptimi i shpirtrave të dobët dhe i mendjeve të cekëta, ne s’mund ta ngjisim dot Shqipërinë në majën ku duam".

Po sot?

Sot standarti i vertete i Edi Rames eshte getem nje: alibia e cdo lloji llumi qofte ky perdhunim,krim,trafik droge etj etj.

Ky eshte standarti qe mbrojti Elvis Roshin,Saimir Tahirin,Agron Xhafen dhe se fundi perdhunuesit e Fushe Krujes, e plot e plot te tjere kryetar bashkie,drejtore e nepunes te larte.

Ndaj mos e besoni kurre.Ai eshte thjesht nje hipokrit dhe genjeshtar.Cdo fjale e tij eshte vetem e kunderta e asaj qe thote.

Edi Rama eshte i sinqerte vetem kur genjen.....